12 Gusht 2016 - 19:26
Por 31 vjeçari, Raim Kurti, gjeti vdekjen pikërisht në vendin e punës në një objekt që ishte në ndërtim e sipër.
Pasditen e së enjtes, ai ishte rrëzuar nga skelet, të cilat ishin të vendosura në këtë objekt për të vdekur në vendin e ngjarjes.
Ndihmë i ishte ofruar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, por ekipet kujdestare vetëm se kishin konfirmuar vdekjen.
Edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka konfirmuar vdekjen e të riut nga Drenasi.
Sindikata e punëtorëve dhe inspektorati i punës disa herë e kanë ngritur si çështje rrezikun që u kanoset punëtorëve në sektorin privat.
Ankesat kanë qenë kryesisht kushtet e vështira të punës dhe mungesa e sigurisë në vendin ku punojnë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...