Prokurorisë i kërkohet të hetojë për veprat penale të kryera nga Grabovci [video]

12 Gusht 2016 - 19:11      

Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimi i ndikimit, janë disa nga veprat penale të kryera nga Adem Grabovci, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Kështu kanë thënë, përmes pankartave, grupi i qytetarëve që janë duke protestuar kundër krimit dhe korrupsionit, pas publikimit të përgjimeve, ku personazhi kryesor është shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci.

Këto pankarta, përmes një aksioni simbolik, janë vendosur para zyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga i cili kanë kërkuar përgjegjësi që të ndjekë penalisht Adem Grabovcin dhe të tjerët që janë të përfshirë në përgjimet e publikuara.

Sipas organizatorëve, ndikimi i Adem Grabovcit është shumë i dëmshëm për shoqërinë kosovare. Ajo shtoi se ka ardhur koha që prokuroria të dëshmojë drejtësinë para qytetarëve, e jo të jetë në shërbim të klikës kriminale.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet ditën e hënë, për të kërkuar vënie të drejtësisë për të gjithë ata që e keqpërdorin detyrën zyrtare.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar numrat personal të protagonistit kryesor të serisë së përgjimeve “Pronto 2”, Adem Grabovcit. Vetëvendosje ka publikuar dy numrat e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, duke u bërë thirrje qytetarëve me sarkazëm që t’i telefonojnë këta dy numra, duke thënë se këta janë numrat e Qendrës së punësimeve familjare dhe partiake.

“Nga përgjimet e publikuara deri më tani dhe nga ato që priten të publikohen po faktohet kapja e shtetit nga klani “Pronto”. Ky pushtet rrëzohet vetëm përmes presionit të secilit nga ne. Telefononi!”, ky është postimi i Lëvizjes Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...