Përgjimet e reja shpërfaqin ndikimin e Grabovcit në gjyqësor [video]

12 Gusht 2016 - 19:08      

Se ndikimi i Adem Grabovcit ishte i madh edhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë, e tregojnë dy bisedat në përgjimet e radhës të publikuara nga gazeta online Insajderi.

Në bisedën e parë, me kushëririn e tij, Xhevatin, Adem Grabovci kërkon të sigurohet nëse Salih Mekaj është njeriu i duhur për të drejtuar Gjykatën e Apelit.

Pasi kushëriri i tij ia heq dyshimet dhe e siguron atë se Mekaj është “shumë i fortë” dhe se e ka “provuar se çfarë burri është”, i ashtuquajturi shef i shefave e siguron bashkëbiseduesin se kjo është punë e kryer.

Salih Mekaj akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishte provuar të nxirrte nga burgu një të dënuar për vrasje në këmbim të 20 mijë eurove dhe favoreve seksuale nga gruaja e të dënuarit për vrasje.

Por, emri i Mekajt nuk është i vetmi që lakohet për pozita në këto përgjime.

Në bisedën e dytë, Idriz Ibraj, i rekomandon Grabovcit që të ndikojë në emërimin e Hasan Sadikut, anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...