Veseli nënshkroi në librin e zisë për viktimat në Maqedoni

12 Gusht 2016 - 16:25      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkruar sot në librin e zisë në Ambasadën e Maqedonisë , dedikuar viktimave të vërshimeve në Maqedoni.

“Pranë ambasadës së Republikës së Maqedonisë, u nënshkrova në Librin e zisë, dedikuar viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, me ç'rast në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Maqedonia, përkatësisht rrethina e Shkupit, javën e kaluar është kapluar nga reshje të shiut që rezultuan në vërshime të cilat morën jetën e dhjetëra qytetarëve atje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...