Kushtetuta e re hyn në fuqi, por nuk zbatohet

12 Gusht 2016 - 10:17      

Ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi hynë në fuqi mesditën e të enjtes, pasi u mbushën 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare.

Sipas përcaktimeve të reja, organi i parë që duhet të zgjidhet deri të martën e ardhshme është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por Presidenti Nishani konstatoi se ka një ngërç për zbatimin e Kushtetutës.

Shkak është bërë mungesa e ligjit, i cili përcakton kriteret kualifikuese të kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti ka bërë disa konsultime për të gjetur mirëkuptimin e të gjitha grupeve parlamentare, për mënyrën sesi do t’i japë zgjidhje ngërçit kushtetues.

Por, sido që të jetë vendimi, ligji përkatës ende nuk është gati. Nga 7 ligjet e paketës së emergjencës, vetëm ligji i “vetting”-ut është përgatitur për fazën e diskutimit, që do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë larg fazës së zbatimit edhe për të paktën dy muaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...