Mali i Zi zbaton njëanshëm demarkacionin

12 Gusht 2016 - 07:30      

Ndalesa që iu bë banorëve shqiptarë për t’iu qasur pronave të tyre në brezin kufitar me Malin e Zi është interpretuar si fillim i zbatimit të njëanshëm të demarkacionit, ani pse marrëveshja nuk është ratifikuar ende nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas juristëve, kufijtë e vjetër janë ende në fuqi dhe autoritetet vendase duhet të japin sqarime nëse është shkelur vija administrative. Por institucionet kanë heshtur përkitazi me incidentin që u shkaktua të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësues të fshatrave Strellc i Epërm dhe i Poshtëm, Isniq, Loxhë, Raushiq nuk janë lejuar të shkojnë në pronat e tyre në bjeshkën e Zhlepit të Kullës.

Ata kanë treguar se pasi kanë arritur në pikën doganore të Kosovës, janë evidentuar nga policia kosovare. Por kur kanë hyrë rreth 500 metra larg i kanë pritur forcat malazeze, duke mos lejuar që t’i afrohen fare pikës doganore malazeze. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...