12 Gusht 2016 - 07:09
Me rishikimin që i ka bërë buxhetit Qeveria e ka zvogëluar shumën e buxhetit të ndarë për këtë sektor.
Ankesa për lënien anash të shëndetësisë sa i përket buxhetit për vitin 2016 pati në fillim të këtij viti edhe nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por edhe nga menaxherë të institucioneve shëndetësore publike, shkruan sot Koha Ditore.
Rrahmani pati thënë se me rishikimin e buxhetit në gjysmën e vitit do të “përmirësojë gabimin” me shëndetësinë. Por, kjo nuk ka ndodhur.
Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro. Shkurtime të buxhetit ka edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.
Me rishikimin e buxhetit nuk pajtohet as Ministria e Shëndetësisë (MSH). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...