Çaushi: Situata në Kosovë nuk do të jetë e qetë, aksionet tona do të radikalizohen

11 Gusht 2016 - 23:45      

Deputeti më i ri i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, që gjendet në arrest shtëpiak ka dhënë intervistë për “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se situata në Kosovë nuk do të mbetet e qetë nëse nuk largohet projekt-ligji për Demarkacion me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

“Situata nuk do të mbetet e qetë, aksionet tona do të radikalizohen. Fajin dhe përgjegjësinë do ta merr Qeveria e Kosovës”, tha Çaushi, teksa tha se do të pengojnë çdo tentim për kalimin e kësaj çështje, e këtë do ta bëjnë brenda mundësive.

Hedhjen e gazit brenda komisionit ai tha se e ka bërë me vetëdije dhe nuk ka pranuar mbrojtje në gjykatë. Ndërsa opozitarët tjerë thotë se duhet bashkuar dhe jo të kundërshtojnë formalisht.

“Unë nuk mendoj që në një situatë të jashtëzakonshme të sillemi në formë të zakonshme. Është për keqardhje që ka kolegë opozitarë që në vend se të bashkohen me ne, po zgjedhin formë të kundërshtimit formal që nuk është i mjaftueshëm. Nuk kam pranua mbrojtje dhe kam thënë se çdo veprim ka qenë në vetëdijen time dhe se kam qenë në shërbim të vendit, sikur në betimin që japim si deputet”, shtoi Çaushi.

Ai, gjithashtu, tha se kushtet në qendrën e paraburgimit kanë qenë të këqija, jo vetëm për personat që shkojnë aty, por edhe për policët.

Republika e Kosovës, sipas Çaushit, është dëmtuar që t’i mbajë këta njerëz në pushtet dhe ata do të bëjnë të pamundurën që mos t’i mbajnë në pushtet, “pas 17 vjetëve do të kthehet shteti te qytetarët”.

Ai në fund ka thënë se Qeveria e Kosovës është vrasësi më i madh.

“Qeveria e Kosovës është vrasësi më i madh, sepse çdo ditë njerëzit vdesin si pasojë e shërbimeve të dobëta nga kjo qeveri”, përfundoi Çaushi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...