Teknologjia mund ta luftojë korrupsionin, por edhe mund ta lulëzojë atë

12 Gusht 2016 - 06:48      

“Media dhe teknologjia” ishte tema e ditës së katërt të paneleve diskutuese në hapësirën e Lidhjes së Prizrenit, ku përvojat e tyre i ndanë me publikun katër panelistë nga vende të ndryshme të botës.

Conny Abel nga Transparency International, Suhad Baba nga Just Vision, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com dhe Agron Bajrami nga “Koha Ditore” ishin ata që shtjelluan çështjen e medias dhe teknologjisë dhe funksionimin e tyre në një platformë.

Për panelistët, raportimi në ditët e sotme u tha se është shumë më i lehtë se në epokën pa internet, dhe pranimi i informatës sot është shumë më i shpejtë se në të kaluarën duke iu falënderuar teknologjisë.

Abel, nga TI, tha se një gjë që është e rëndësishme sot është se tabloja e ‎korrupsionit‬ ka ndryshuar shumë, pasi që sot, siç tha ajo, korrupsioni nuk është më vetëm si një imazh i përgjithshëm që e kanë qytetarët, ku japin para nën tavolinë, por është shumë më i gjerë.

Megjithëse u konstatua se teknologjia, gjegjësisht interneti, ka lehtësuar marrjen e informatave dhe shpërndarjen e saj me opinionin e gjerë, nuk mund të anashkalohen edhe mangësitë, apo thënë ndryshe, lehtësirat që ua ka krijuar njerëzve në mënyrë që të mund të përfshihen shumë më lehtë në vepra korruptuese. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...