Qytetarët dyshojnë se fondi për sigurime shëndetësore do të keqpërdoret [video]

11 Gusht 2016 - 20:27      

Të thirrur në zbatimin e ligjit për sigurime shëndetësore, zyrtarë institucionalë premtuan reformë në këtë sistem.

Qeveria do të fillojë zbatimin e ligjit që la dy vjet pas nga miratimi me mbledhjen e kontributeve nga qytetarët tek në vitin tjetër, duke shkelur nenet e tij, raporton KTV.

Ndonëse ky ligj përcakton disa parakushte para fillimit të mbledhjes së premiumeve, ato nuk janë përfillur e të njëjtat konsiderohen çështje teknike.

Rrahmani nuk e sheh pengesë as mosrealizimin e projektit për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte parakusht për të zbatuar këtë ligj.

Por, për qytetarët të cilët për krejt këto vite paguajnë vet barna, të cilat do të duhej t’i siguronte shteti, ndalja nga 3.5 % për fondin e sigurimeve është edhe një barrë tjetër.

Thonë se nuk presin ndryshime me të njëjtit pushtetarë, të cilët çdo ditë dëshmojnë mospunën dhe keqpërdorimet e parasë publike.

Qytetarët nuk do të mund të zgjedhin për të paguar ose jo sigurimin publik shëndetësor.

Rrahmani kishte deklaruar disa herë se janë të gatshëm për të filluar mbledhjen e premiumeve nga korriku i këtij viti.

Por, përgjegjësinë e la te qeveria, e cila një ditë më parë miratoi kërkesën e këshillit përgatitor që nga janari i vitit 2017 të nisë ky proces.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...