Koalicioni nuk i pati numrat për demarkacion [video]

11 Gusht 2016 - 19:08      

Deri më 1 shtator, koalicioni qeverisës, ka kohë që t’i bindë deputetët që të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kështu mendon deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit, pamundësia e sigurimit të votave, ka bërë që të shtyhet seanca e Kuvendit, raporton KTV.

Bulliqi, i cili gjatë tërë kohës është shprehur kundër kësaj marrëveshjeje, ka thënë në Interaktiv se ka pasur kontakte me deputetë të tjerë nga të gjitha partitë, shumë nga të cilët sipas tij, kanë dyshime për versionin e Qeverisë.

Sipas Bulliqit, “demarkacioni aktual ndryshon hartën e Kosovës në flamurin shtetëror”.

Ka reaguar Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas komisionit, një deklarim i tillë është i pavërtetë, joprofesional dhe me harta, siç i cilëson, të vizatuara sipas qejfit dhe jovalide.

Kurse në reagimin e LDK-së thuhet se kryesia e LDK-së dhe kryetarët e degëve të LDK-së janë shprehur unanimisht në mbështetjen e ratifikimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Deputetin Shpejtim Bulliqi, LDK-ja e ka quajtur zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj, beson se koalicioni qeverisës, do të arrijë t’i bindë deputetet që ta votojnë demarkacionin, duke u ofruar poste më të mira, ashtu siç veproi gjatë votimit të Hashim Thaçit për president.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...