Mustafa i vendosur për ta kryer demarkacion më 1 shtator [Raport i KTV-së]

11 Gusht 2016 - 19:02      

Kryeministri Isa Mustafa është i bindur se më 1 shtator, marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të përfundojë.

Ai thotë se deri atëherë, do ta shfrytëzojë kohën për ta bindur opinionin se me këtë marrëveshje, Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë, raporton KTV.

Sipas tij, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ka ofruar të gjitha dëshmitë, pa marrë parasysh çka thonë të tjerët.

E pasi të përfundojë Demarkacioni, Mustafa tha se do të fillojë edhe riformatimi i Qeverisë. Për mënyrat e riformatimit, Mustafa është duke biseduar edhe me partnerët e koalicionit, por bëri të ditur se kjo çështje nuk do të kryhet para 1 shtatorit, pasi është koha e pushimeve.

Këto Deklarata, Kryeministri i bëri gjatë inaugurimit të qendrës së përpunimit të drurit në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt.

KTV-ja ka raportuar ditë më parë se përveç shuarjes së ministrisë për komunitete dhe kthim, janë edhe disa ministri të tjera që mund të shkrihen si Ministria e Diasporës, e cila do të kalojë si departament i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, derisa pritet një bashkim i serishëm i ministrisë së ekonomisë, financave dhe Tregtisë në një të vetme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...