11 Gusht 2016 - 17:26
Edhe në këtë pikë Mustafa është shprehur i bindur se me të përfunduar çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, do t’i qasen ri formatimit të qeverisë por jo vetëm ri formatim teknik por edhe riformimi të agjencive qeveritare dhe private, transmeton Koha.net.
Mustafa në një konferencë për media, ka thënë se do të përfitojë në kohë për të komunikuar me opinionin dhe ta njoftojë këtë të fundit se Kosova nuk humb asnjë pjesë të territorit të saj me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ai madje tha se Komisoni Shtetëror për Demarkacion i ka ofruar të gjitha dëshmitë, pa marrë parasysh se kush çka thotë.
"Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë, pres që deputetët ta votojnë sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë kufij ndërkombëtar", tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk guxojnë të rrezikojnë që qytetarët të mbesin të mbyllur pasi që sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, lidhet edhe me kërkesën e BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai është shprehur i bindur që demarkacioni do të jetë punë e përfunduar me një shtator.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...