Koalicioni nuk i ka votat, shtyn demarkacionin për 1 shtator

11 Gusht 2016 - 07:26      

Në kulmin e tensioneve dhe të paralajmërimeve për përshkallëzim të situatës, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ta qesë në votim më 1 shtator, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse ka pasur zëra se demarkacioni do të shqyrtohet këtë javë, shtyrja është bërë me qëllim të blerjes së kohës. Sipas burimeve të gazetës, partitë në pushtet ende nuk i kanë të sigurta votat për ta kaluar marrëveshjen, veçmas në kampin e Lidhjes Demokratike. Arsye tjetër është edhe ‘”frika” se kjo çështje mund të çojë në tensionim të situatës, pak ditë para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden. “Por vizita e Bidenit mendohet të shfrytëzohet për t’i bindur edhe deputetët tjerë që janë kundër Marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë që kalimi i saj të mos vihet në rrezik”, ka thënë burimi.

Por lëvizja “Vetëvendosje” shtyrjen e votimit për shtator e ka përkthyer si rezultat i rezistencës së tyre.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...