Malazezët s’lejuan banorët kosovarë të vizitojnë pronat e tyre

11 Gusht 2016 - 06:48      

Banorët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësues të fshatrave Strellc i Epërm dhe i Poshtëm, Isniq, Loxhë, Raushiq..., që pretendojnë se kanë prona të veta në bjeshkën në Zhlep të Kullës, kanë bllokuar për mbi dy orë rrugën kryesore mbi pikën doganore në Kullë, shkruan sot Koha Ditore.

Të gjithë ata të mërkurën ishin nisur në organizim të Këshillit të fshatit Llukë e Epërme, që të vizitojnë pronat e tyre dhe varrezat e të parëve të tyre në Bjeshkën në Zhlepit, si dhe të shprehin kundërshtimin e tyre, që ato prona të mos kalojnë në pronësi të Malit të Zi. Në mesin e dhjetëra qytetarëve dukagjinas ka qenë edhe mërgimtari Mentor Thaqi, nga fshati Llukë e Epërme. Ai që disa ditë po qëndron për pushime në atdhe dhe iu ka bashkuar bashkëfshatarëve për të shkuar në Bjeshkët e Zhlepit, ku siç thotë ai, ka edhe familja e tij pronë që po i mbetet në territor të Malit të Zi me vijën e re kufitare të vendosur me Marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...