Mustafa kërkon vëmendje për rastet e humbura në gjykata ndërkombëtare

11 Gusht 2016 - 06:28      

Në mbledhjen e 124-të të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar vëmendje të veçantë për problemin e rasteve që po humben në gjykata të ndryshme dhe prej të cilave po dëmtohen Qeveria dhe buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“Para dhjetë ditësh kemi pasur vendimin lidhur me detyrimin që ne duhet ta paguajmë për pasaporta, rreth pesë milionë euro. Gjatë këtyre ditëve kemi problemin e AXOS-it dhe të procesit që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit lidhur me AXOS-in. Ka edhe shumë probleme dhe lëndë të tjera, të cilat po zhvillohen këtu në Kosovë, pjesa dërrmuese e tyre po humbet ose po kontestohen dhe në të cilat buxheti mund të dëmtohet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se ka nevojë për koordinim në këtë drejtim. Sipas tij, është ministrja e Drejtësisë dhe një departament brenda këtij dikasteri që merret me këto.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...