Oliver Ivanoviq sërish në Gjykatë në shtator dhe tetor

10 Gusht 2016 - 21:21      

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka planifikuar për 28 dhe 29 shtator dhe më 11 dhe 12 tetor seancën dëgjimore për ankesën e Oliver Ivanoviq në aktgjykimin e shkallës së parë nga ana e Dhomës Gjyqësore EULEX-i kur ishte dënuar me nëntë vjet burg, transmeton Koha.net.

Këtë ia ka bërë me dije gazetës “Politika” “njëri nga avokatët mbrojtës të Ivanoviqit Nebojsha Vlajiq.

Oliver Ivanoviq është duke vuajtur dënimin në njësinë e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Ai u dënua me akuzën e prokurorit publik ndërkombëtar për aktet e kryera më 14 prill 1999 në jug të Mitrovicës, kur u vranë disa shqiptarë etnikë dhe për krime në vitin 2000.

Ivanoviq u arrestua nga EULEX më 27 janar 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...