“Serbët të bëhen rusë për ta shpëtuar Kosovën”

10 Gusht 2016 - 21:00      

Bisedimet me Prishtinën do të duhej të transferoheshin nga Brukseli në Moskë, mendon Beogradi, transmeton Koha.net.

Të paktën kështu ka thënë Bratislav Jugoviq, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste.

Ai në deklaratën për "Vesti" thekson” se kjo nuk është dëshirë, por domosdoshmëri, sepse Rusia është aktor i patejkalueshëm gjeopolitik pa të cilin nuk mund të zgjidhet asnjë problem”.

Sipas këtij portali serb, transmeton Koha.net, ai ka zbuluar se rusët mund të zgjidhin edhe problemin e të drejtës së pronës të serbëve në Kosovë.

“Të shpërngulurve serbë që nuk ua kanë shitur shtëpitë dhe pronën shqiptarëve duhet dhënë shtetësinë ruse e të shohim si do të mund të uzurpohet pasuria e shtetasve të Rusisë”, ka thënë Jugoviq.

Moska, ka thënë ai, me një ligj special do të mundësonte dyshtetësi për serbët e ata duke ruajtur pronën do të ruanin edhe integritetin e Serbisë në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...