Foto: KOHA

Protestuesit – qeveritarëve: “M** e keni bo”...

10 Gusht 2016 - 20:31      

Qindra protestues, që ishin qytetarë, aktivistë shoqërorë e aktivistë të Vetëvendosjes u mblodhën përsëri sot në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe më pas marshuan drejt sheshit “Skënderbeu” për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Pankarta me slogane të inspiruara nga përgjimet e aferës “Pronto 2” dhe brohoritje për dorëheqje i shoqëruan protestuesit gjatë gjithë marshit, teksa shtohej masa, transmeton Koha.net.

Me të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës, protestuesve iu shpërndanë letra tualeti, të cilat i hodhën në oborrin e Qeverisë. Ata aksionin e përcillnin me brohoritjet “M… e keni bo”.

Pas përfundimit të aksionit, foli njëra nga organizatoret e protestës, Vlera Gjakova, e cila paralajmëroi protesta tjera, duke mos caktuar një datë.

“Jemi mbledhur këtu sot për t’i treguar Qeverisë se ne nuk jemi gladiatorët e as skllevërit e juaj, por ne jemi mbretërit e juaj e ju jeni shërbëtorët tanë. Ne sapo kemi filluar të vërshojmë rrugët dhe nuk do të ndalemi, ju ftoj që javën e ardhshme të informoheni nëpër mediume dhe rrjete sociale për protestën e radhës. Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vjen në dritë”, tha Gjakova para protestuesve, që vazhduan të brohorisnin “pa drejtësi nuk ka qetësi” të cilët më pas u shpërndanë të qetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...