Si e punësoi me telefon Grabovci bashkëshorten [video]

10 Gusht 2016 - 19:17      

Në mesin e shumë shokëve, kushërinjve, miqve e të afërmve të tjerë, Adem Grabovci është kujdesur që t’i gjejë një vend pune edhe bashkëshortes së tij, raporton KTV.

Natyrisht, në një institucion publik.

Dhe në këtë rast përdor sërish autoritetin prej shefi, si e njohin bashkëfolësit e tij.

Bashkëshortja e Grabovcit, Kumrija, ishte emëruar në një pozitë të lartë në kompaninë publike “Ibër-Lepenci”, që drejtohej nga Hajdar Beqa.

Pjesa e radhës e përgjimit ka vazhduar të zbardhë bisedën mes Adem Grabovcit dhe Ilhami Gashit, ky i fundit ka qenë sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në kohën e Bajram Rexhepit, por ishte tërhequr nga pozita, kur u publikua skandali i pasaportave dhe vjedhja e 1.4 milion eurove. Gashi, edhe pse është tërhequr nga një pozitë e lartë në ministri, nuk ka mbetur keq, ai ishte anëtar paneli në përzgjedhjen e bordeve në kompani të rëndësishme si KEK, PTK e synon të shtrijë autoritetin edhe në Polici.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...