10 Gusht 2016 - 19:16
Por, ata janë penguar nga forca të policisë malazeze.
Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Rasim Mulaj, gjatë tërë kohës, ka tentuar të bindë policët malazezë që të lirojnë rrugën.
Banorët pastaj e kanë bllokuar rrugën për disa minuta. Pas më shumë se një orë qëndrimi afër kufirit, banorët e fshatrave të Deçanit janë nisur për në shtëpitë e tyre.
Mulaj ka shpalosur edhe njëherë faktet që dëshmojnë, sipas tij, se marrëveshja për demarkacion nuk duhet të ratifikohet. Përveç banorëve, këtij aksioni i janë bashkuar edhe deputetë të AAK-së, që janë kryesisht të anës së Dukagjinit.
Aksioni i këtyre banorëve të anës së Deçanit nuk i ka pëlqyer kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Aksionet e tilla, sipas banorëve, nuk do të ndalen, derisa u bëjnë apel deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...