Reagimet e PDK-s e LDK-së ndaj gjuhës së Ymerit [video]

10 Gusht 2016 - 19:07      

Çështja e Demarkacionit është një prej çështjeve më të delegjitimuara ndonjëherë në Kosovë, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, raporton KTV.

Sipas tij, përkundër argumenteve të faktuara të ekspertëve se Kosova me këtë marrëveshje humb territor, Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po vazhdojmë me procedimin e marrëveshjes, duke rrënuar çfarëdo ideje të demokracisë, legjitimitetit dhe debatit.

Sipas Ymerit, ende pa përfunduar debati, ata vendosën për procedimin e marrëveshjes, pa çarë kokën për argumente, por vetëm për interesat e tyre. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederrin e kësaj treshe ka thënë Ymeri. Ndaj gjuhës së Ymerit kanë reaguar menjëherë PDK-ja dhe LDK-ja.

Në reagimin e PDK-së, thuhet se gjuha e tillë e dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat, nëpër të cilat po kalon vendi. Ndërsa Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përveç se dënon qëndrimin e Visar Ymerit, ndërlidh gjuhën e përdorur me sulmet e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...