Krejt çfarë ndodhi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit [video]

10 Gusht 2016 - 19:03      

Është shtyrë për datën 1 shtator seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin e paraparë të zhvillohej nesër, raporton KTV.

Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes, në të cilën edhe u hodh gaz lotsjellës nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjofuca.

Të revoltuar se nuk u lejuan të xhironin zhvillimet në Kuvend, mediat e bojkotuan kryesinë.

Ndryshe, kryeparlamentari Veseli ka kërkuar falje para gazetarëve për këtë bllokadë, duke u arsyetuar se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë dhe se qellim nuk ishte mbyllja e gazit.

Veseli tha se nuk ka frikë nga gazi lotsjellës, pasi atë e ka përjetuar që në fëmijëri, por akuzoi të tjerët që u frikësohen gjykatave se po përfitojnë nga situata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...