10 Gusht 2016 - 18:36
Sot u mbajt takimi i përbashkët i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, ku temë ishte procesi shtetëror i shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Këto dy struktura, Kryesia e LDK-së dhe forumi i Kryetarëve të Degëve të LDK-së, sipas komunikatës së dërguar nga LDK, shprehën përkrahje të plotë për adresimin e kësaj çështje në Kuvend dhe ratifikimin e saj nga deputetët e LDK-së.
“Ishte qëndrim i përbashkët se ky proces, i argumentuar dhe i përkrahur fuqishëm edhe nga miqtë ndërkombëtar, i hap rrugë proceseve eurointegruese, liberalizmit të vizave, transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, fuqizon shtetësinë dhe sovranitetin territorial të Kosovës, forcon partneritetin dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e BE-së”, thuhet nga LDK nëpërmes komunikatës së tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...