Mbi 20 OJQ kërkojnë hetime ndaj zyrtarëve të implikuar në Pronto2

10 Gusht 2016 - 17:14      

23 organizata joqeveritare i kanë dërguar një letër Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi dhe nga ai kanë kërkuar hetime për keqpërdorimet e zyrtarëve të lartë që dalin nga përgjimet e bisedave tashmë të njohura si “Pronto 2”, transmeton Koha.net.

Bisedat e publikuara deri tani përmbajnë dyshime serioze të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, rrjedhimisht elemente të veprave penale në të cilat janë implikuar zyrtarë të lartë shtetëror. Për më tepër, reagimi qytetar i manifestuar ditëve të fundit nëpërmjet protestave dhe formave tjera ku kërkohet përgjegjësi politike dhe penale e aktorëve të përfshirë është legjitim dhe vetëm sa e shton urgjencën e trajtimit të këtij rasti, kanë shkruar këto OJQ.

Ato, shkruajnë letër, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të Kryeprokurorit të Shtetit në drejtim të gjetjes së mundësive ligjore për hetim më të thellë të përgjimeve të realizuara nga prokurorët e EULEX-it gjatë hetimeve në rastin MTPT së fundi nga Insajderi. Vendimi i juaj si Kryeprokuror për krijimin e një ekipi prokurorësh nga zyra e Prokurorit të Shtetit dhe nga Prokuroria Speciale për të verifikuar dhe analizuar materialet e përgjimeve është inkurajues, sidoqoftë përmes kësaj letre ne shprehim shqetësimin dhe kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Duke u thirrur në parimet e ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, në autoritetin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Shtetit për sundim të ligjit dhe ndjekjen e veprave penale, ne organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara, kërkojmë nga institucioni i Prokurorit të Shtetit, që në mënyrë të paanshme dhe konform mandatit kushtetues dhe ligjor:

Të veprojë me efikasitet, vigjilencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve dhe të gjykojë nëse ka elemente të veprës penale të kryer nga zyrtarët shtetërorë dhe personat tjerë të përgjuar me vendim të gjykatës.

Të trajtojë këto materiale me urgjencë dhe të japë rezultate në afat sa më të shkurtër, në mënyrë që të mos e shkatërrojë përfundimisht besimin publik edhe ashtu mjaft të ulët në institucionet e drejtësisë.

Të jetë transparent dhe në vazhdimësi të mbajë publikun të informuar lidhur me progresin e hetimeve, gjetjet dhe hapat e mëtutjeshëm.

Të bashkëpunojë me Agjencinë Kundër-Korrupsion për të verifikuar rastet e emërimeve politike dhe të jashtëligjshme në bordet e ndërmarrjeve publike, të gjetura në hetimin paraprak të Agjencisë dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Në besojmë se ekspediteti në analizimin dhe verifikimin e materialeve nga përgjimet e prokurorisë do të jepte përgjigje në shumë pyetje të ngritura nga publiku dhe do të sqaronte opinionin publik në lidhje me çdo dyshim.

Organizatat nënshkruese të kësaj letre janë:
CHwB Kosova

Çohu

Demokraci Plus (D+)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Iniciativa për Ide dhe Alternativa

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Këshilli Rinor Kosovar

Klubi Avokues për Personat me Aftësi të Kufizuar (KAPAK)

Lëvizjaj FOL

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS)

OJQ KCIC

OJQ Konsumatori

OJQ Zana

Qendra per Politika dhe Avokim (QPA)

Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosovës (RrGGK)

STIKK

Syri i Vizionit

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...