Lekaj: Do t’iu qëndrojmë besnikë argumenteve tona për tokën

10 Gusht 2016 - 16:43      

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj me një deklaratë për opinion ka thënë se “nuk do të ndalemi t’i qëndrojmë besnikë argumenteve tona për tokën, transmeton Koha.net.

Në deklaratë Lekaj ka shkruar se “Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot vendosi që demarkacionin ta sjellë në seancë me 1 shtator. Por kjo nuk do të na ndalë që bashkë me juve t'i qëndrojmë besnikë, argumenteve tona, të drejta, për tokën tonë.

Ne besojmë, vazhdon deklarata se në mes të argumenteve, pushteti në vetvete duhet të jetë neutral, po sot është në duart e njerëzve të gabuar, prandaj është arbitrar me ato argumente. Qeveria, do të duhej të ishte bekim për vendin, por është mallkimi i tij.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së thekson se “deri sot nuk e kemi gjykuar shtetin, sepse është i yni, i të gjithëve, por njerëzi­t që po udhëheqin, të cilët është e nevojshme të pastrohen nga të gjitha instinktet e shëmtuar që janë të fshehura brenda tyre”.

Kemi pasur mundësi për të parandaluar këtë krizë të keqe, duke shkarkuar një njeri e një qeveri, ka shkruar ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së mendon “se aq dëshpëruese pse disa njerëz të K­osovës kanë ngulur këmbë gabim, e nuk e ndihmojnë vendin e tyre, sa kjo më sjellë frikë se nga po shkojmë” ndërsa shton se nga zhgënjimi i madh, qeveria,epërsinë dhe të drejtën që është në anën e popullit, e ngushton vetëm si epërsi në anën e opozitës.

Sipas Lekajt, të gjithë brenda institucioneve, do të jenë shumë të parëndësishëm e të pafuqishëm përballë fqinjëve që po egërsohen, nëse vazhdojnë me veprimet e veta, ta zvogëlojnë në numër territorin dhe qytetarët tonë.

“Për ne, asnjë njeri i Kosovës nuk duhet të jetë i parëndësishëm, sepse secili nga i ka dhënë pak zemër e gjak, atyre kilometrave katrorë që po i mbesin Malit të Zi”, ka konstatuar Lekaj ndërsa ka shtuar se “ato që jemi duke i t­hënë që sa kohë, ju kanë shkaktuar dhimbje­ e kokëçarje qeverisë, sepse në to qëndron e vërteta”.

“Nëse kuvendi e ratifikon një diçka të tillë, nuk do të jeni të­ vlefshëm për asgjë dhe gjithçka e keqe që është fshehur brenda jush do të dalë në sipërfaqe” ka thënë Lekaj i cili ka shtuar: “Ambicia e këtyre njerëzve për të qenë të pushtetshëm me çdo kusht, do t'i turpërojë e s'do ta kenë asnjëherë lavdinë që e dëshirojnë aq shumë”.

“Çfarë do manipulimi që të bëjnë, qeveria sot me letra, një është e sigurt, ligjet e natyrës nuk mund t'i ndryshojnë asnjëherë”, përfundon deklarata e Lekajt.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...