10 Gusht 2016 - 16:02
Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi, gjatë prezantimit të projektit, duke folur për rëndësinë e tij, tha se ky projekt është njëra ndër përpjekjet më madhore të BIK-ut.
Sekretari i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Izedin Bytyçi nënvizoi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se ka qenë i nevojshëm menaxhimi efikas i buxhetit me theks të veçantë shfrytëzimi racional i tij. Ai thotë se për shkak të moslajmërimit të rasteve të vdekjes me kohë, buxheti i Kosovës ka humbur mjete te konsiderueshme. Bytyçi ka thënë se pritet që ky projekt të japë rezultate.
Drejtori i Agjencionit të Regjistrimit Civil, (ARC) Lulzim Ejupi tha se institucioni që ai udhëheq ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e sistemit të këtij shërbimi si dhe trajnimin e punëtorëve.
Drejtori i Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit Kujtim Gashi, ka thënë se në Kosovë operojnë mbi 187 zyre, të cilat mbajnë evidenca elektronike të vdekjes së qytetarëve.
Inxhinieri Zenel Hyseni shpjegoi mënyrën e funksionimit të këtij projekti, ku tha se të gjitha të dhënat do të krijohen në mënyrë fizike dhe elektronike. Ai tha se të dhënat e personit të vdekur do të jenë në një vend, duke përfshirë edhe regjistrat fetarë. Të gjitha të dhënat sipas tij, më pas do të shpërndahen tek institucionet përkatëse përmes ARC-së, në kohë reale.
Agjencia e Shërbimit të Informacionit ka qenë financuese e infrastrukturës. Pilot Projekti është zhvilluar përmes tri fazave: Trajnimi i zyrtarëve dhe shpërndarja e kompjuterëve, lansimi i sistemit në vlerësimin testues dhe përfshirja e të gjitha të dhënave, si dhe krahasimi i të dhënave mes evidentimeve dhe regjistrimeve. Afati ligjor për regjistrim është për 30 ditë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...