10 Gusht 2016 - 15:49
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej futja në rend dite të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në kuadër të kundërshtimeve që kjo Marrëveshje të procedohet për shqyrtim e miratim në seancën e Kuvendit, hodhi gaz lotsjellës në sallë. Për pasojë mbledhja u ndërpre përkohësisht dhe tani ai arrestua.
Konjufca paraprakisht në një prononcim për media e ka pranuar se ka hedhur gaz lotsjellës në Kryesi. Ai ka thënë se këtë e ka bërë për ta penguar caktimin e seancës për demarkacionin. “Unë kam kërkuar që demarkacioni të anulohet”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, nëse kalon demarkacioni do të destabilizohet vendi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...