PDK me unanimitet përkrah ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin mes të Kosovës e Malit të Zi

10 Gusht 2016 - 15:45      

Prishtinë, 10 gusht - Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, pas diskutimeve dhe dëgjimit të të gjitha argumenteve për procesin e shënjimit të vijës kufitare, duke u nisur nga përgjegjësia shtetërore, ka vendosur unanimisht që të përkrahë miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Konsolidimi i shtetit, partneriteti me ShBA-në e BE-në, dhe përshpejtimi i proceseve integruese për qytetarët tanë, është me rëndësi jetike për të ardhmen tonë perëndimore”, u tha ndër të tjera në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, transmeton KTV.

Shënjimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi u tha se është një detyrim kushtetues dhe obligim ndërkombëtar, që kontribuon drejtpërdrejt në konsolidimin e sovranitetit, në integritetin territorial dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...