Veseli e cilëson hajgare hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

10 Gusht 2016 - 15:03      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është hajgare dhe fëmijërore.

Në konferencën për media, Veseli ka thënë se ka qëndruar 20 minuta në gazin lotsjellës që u hodh gjatë mbledhjes së Kryesisë.

“Hajgare dhe fëmijërore është gazi lotsjellës. Kam qëndruar 20 minuta në gaz. E kam përjetuar gazin qysh në fëmijëri”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se hedhjen e gazit lotsjellës po e bëjnë ata që i frikësohen gjykatave, derisa u ka bërë thirrje që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

“Le të harrojnë se mund të destabilizohet vendi ata që i frikësohen gjykatave. Mos të luajnë me ndjenjat e qytetarëve sepse është e dhimbshme që na ndajnë kufijtë por le të harrohet se mund të na mposhtin”, ka thënë veç të tjerash Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...