Veseli thotë se nuk është në interes të gazetarëve përcjellja e gazit lotsjellës

10 Gusht 2016 - 14:56      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është në interes të gazetarëve hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Veseli u kërkon falje gazetarëve

Ai u ka kërkuar falje gazetarëve, duke u premtuar qasje të plotë nëpër hapësirat e Kuvendit.

Gazetarët sot bojkotuan mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, gjatë të cilës deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhi gaz lotsjellës për të kundërshtuar projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Mos lejimin e medieve gjatë mbledhjes së Kryesisë, Veseli e ka cilësuar keqkuptim, por ka thënë se gazetarët janë larguar pasi numri i tyre ka qenë i madh.

“Nëse është nevoja të kërkoj falje, unë ju kërkoj falje”, ka thënë Veseli gjatë konferencës për media.

“Ne nuk kemi dashur ta mbyllim informacionin sepse gazi nuk mund të mbyllet. Nuk është një situatë e rregullt në Kuvend, nuk kemi pasur synim ta mbyllim për media”, ka shtuar ai.

Do të keni aksesin e plotë në Kuvend derisa unë të jem në krye të këtij institucioni. Nuk më pengojnë gazetarët edhe nëse rrinë gjatë gjithë kohës në sallë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...