10 Gusht 2016 - 14:53
OVL të UÇK-së mendon se qasja ndaj këtij procesi është e paplotë nga secila palë. Qeveria dhe komisioni shtetëror po e trajtojnë demarkacionin si çështje praktike, opozita po e trajton si çështje patriotike, ndërsa banorët e komunave që preken nga demarkacioni po e trajtojnë si çështje emocionale.
Në fakt, çështja e demarkacionit është edhe çështje praktike, edhe patriotike, por dhe emocionale. Para se të merret çfarë do vendimi, Kuvendi i Kosovës duhet të i ketë parasysh të gjitha qasjet që u përmendën më lartë:
1.Kosova ka nevojë për aleatët e saj perëndimorë, për proceset e mëtejme integruese, por, nuk e besojmë që aleatët tanë do të përkrahin zvogëlimin e territorit tonë.
2. Para pushtimit të trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjatë Luftës së Parë Ballkanike me 1912, Kosova kishte një territor që shtrihej nga Prijepola e deri në Shkup. Si pasojë e pushtimit serbo-malazez, e më pas përfshirjes së Kosovës në federatën jugosllave, territori jonë është zvogëluar edhe më shumë, ku në fakt, ne sot e kemi vetëm e gjysmën e territorit tonë të para-pushtimit. Kështu që ne, nuk e kemi luksin që t’iu falim fqinjëve as edhe një metër katror, thuhet në kumtesë.
OVL të UÇK-së ka zhvilluar takime si me Komisionin Shtetëror ashtu edhe me anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, që nga shfaqja e pakënaqësive të para rreth këtij procesi. Ne nuk dyshojmë në mungesën e patriotizmit apo profesionalizmit te secila prej palëve. Por, pas analizës së hollësishme të argumenteve, OVL të UÇK-së konsideron se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme. Si pasojë, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës që të mos e ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi në formën me të cilën është paraqitur nga puna e përbashkët e komisioneve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet në kumtesë.
OVL të UÇK-së gjithashtu, konsideron se kundërshtimi i ratifikimit të demarkacionit, duhet të bëhet me të gjitha mjetet demokratike, pa u dëmtuar objektet qeveritare apo private, sepse përdorimi i dhunës nuk na nevojitet, ashtu siç nuk na nevojitet as falja e territorit tonë fqinjëve. Më e mira do të ishte që deputetët e Kuvendit të mos e votojnë, qoftë edhe me çmimin e prishjes së koalicionit qeverisës, sepse interesi i Kosovës dhe popullit të saj, është më i madh se interesat politike qoftë të pozitës apo opozitës, përfundon kumtesa e Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...