10 Gusht 2016 - 14:43
Këtë ndalesë, qytetarët e këtyre fshatrave e quajnë të padrejtë, pasi që thonë se ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.
“Ne në shenjë proteste bllokuam rrugën kryesore për orë të tëra, shprehëm pakënaqësinë tonë për gabimin e madh të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës të të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit”, thuhet në komunikatën njoftuese të banorëve të fshatit Llukë e Epërme dhe të fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi.
“Në të kundërtën, kjo është tradhti e madhe kombëtare, tradhti ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi”, potencohet më tej në reagimin e tyre.
Ata thonë se kurrë nuk do të pajtohen me marrëveshjen si të tillë, dhe theksojnë se “nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen”.
Ata këtë reagim e përfundojnë me thirrjen: “Të nderuar deputetë, mos e votoni këtë marrëveshje”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...