LB thërret Kuvendin të mos e ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin

10 Gusht 2016 - 14:08      

Lëvizja për Bashkim, që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, përmes një deklarate për medie i ka bërë thirrje Kuvendit të mos e votojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Në deklaratë LB thotë:

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të jenë para një sfide e presioni si kurrë ndonjëherë më parë. Në njërën anë, nëse Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk votohet, deputetët kërcënohen me prishje të raporteve me ndërkombëtarët, me rrezikim të agjendave euro-atlantike e me liberalizim të vizave; në anën tjetër presioni disamujor nga opozita, i përcjellë me demonstrata, me gaz lotsjellës e me akuza për tradhti kombëtare, nëse Marrëveshja votohet.

Në të dyja rastet, ata që e ushtrojnë këtë presion nuk e kanë prioritet interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, por interesat e veta. Në rastin e parë janë në pyetje edhe interesat ndërkombëtare, e në rastin e dytë janë në lojë interesat partiake dhe lufta për pushtet.

Përkundër këtij presioni dhe këtyre interesave, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në përputhje me mandatin e tyre, duhet ta kenë parasysh vetëm interesin afatgjatë të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Lëvizja për Bashkim, duke qenë se e ka përcjellë hap pas hapi këtë proces dhe zhvillimet rreth tij, është e bindur se është në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj që Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi të mos ratifikohet dhe çështja të shkojë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar.
Prandaj, Lëvizja për Bashkim do të votojë kundër ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...