AGK dënon pengimin e gazetarëve për të ndjekur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

10 Gusht 2016 - 14:02      

Prishtinë, 10 gusht - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar “bllokimin” e Kuvendit për gazetarë.

Dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e Kuvendit, gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejtë të qytetarëve.

Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato, nuk bën të shtyjnë asnjë institucion që t'i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre.

Ky veprim nuk bën të përsëritet asnjëherë, ose do të këtë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve, përfundon reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...