Gjuriq: Prioritet i qeverisë së re, forcimi institucional i serbëve në Kosovë

10 Gusht 2016 - 13:46      

Forcimi i organizimit institucional të serbëve në Kosovë përbën njërin nga prioritetet themelore të qeverisë së re të Serbisë, e cila nga vjeshta do të nisë procesin e organizimit më të mirë të shërbimeve publike në Kosovë.

Kështu e citojnë mediet serbe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, transmeton Koha.net.
Në bisedë me përfaqësuesit e serbëve në pjesën veriore të Kosovës, sipas këtyre burimeve, ai ka thënë se ndër prioritete të qeverisë do të jenë edhe ofrimi i shërbimeve më cilësore të institucioneve shtetërore e lokale dhe lufta që sa më shumë serbë të ndalen në Kosovë.

Duam të krijojmë kushte që të ruhet numri i njëjtë i njerëzve dhe që të punësohen të tjerë. Qeveria do të ndihmojë edhe më shumë se tash, por bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset, ka thënë Gjuriq.

Ai ka tërhequr vërejtjen edhe ndaj dukurisë së përhapur të mungesës së përkushtimit ndaj punës në nivele të ndryshme të pushtetit dhe për shkallën e lartë të korrupsionit, siç citohet të jetë shprehur ai, në institucionet e Serbisë në Kosovë.

Me dinamikën që zgjidh problemet në pjesët e tjera të vendit, Serbia duhet të jetë e pranishme edhe në Kosovë, nuk guxojmë t’i lejojmë vetes komoditet në funksione, është shprehur ai.
Kemi ndërmarrë një projekt serioz të kthimit dhe deri në fund të mandatit të qeverisë së re presim një kthim të parë masiv të të dëbuarve në ato mjedise ku ka siguri dhe ku mund të krijohen kushte për kthim, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka tërhequr vëmendjen për intensifikimin e aktivitetit të përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme, siç i quan ai institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij janë të drejtuara nga “rrëmbimi i trashëgimisë sonë në Kosovë”, siç ishte përpjekja për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, si dhe ndaj rritjes së presionit në përfaqësuesit e serbëve që t’i legjitimojnë ato përpjekje, citojnë mediet serbe Gjuriqin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...