
10 Gusht 2016 - 13:39
Aksidenti ndodhi në orën 7 të mëngjesit.
Kapiten Sahit Goxhuli u lind 24.02.1977 në fshatin Makerrmal të Skënderajt. Ai ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.
Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.
Sahiti, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës.
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftim e MFSK-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...