Konjufca hedh gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

10 Gusht 2016 - 13:19      

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej të caktohej dita dhe rendi i ditës për seancën e radhës së Kuvendit.

Ishte paralajmëruar që në këtë mbledhje pritej të vendosej që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të procedohej për votim e miratim në Kuvend. Po ashtu ishte paralajmëruar që seanca e Kuvendit të mbahej nesër, të enjten.

Mbledhja është ndërprerë përkohësisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...