Foto: Koha / arkiv

Ymeri merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

10 Gusht 2016 - 11:30      

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e paralajmëruar për në orën 12:00, pritet të merret vendimi për procedimin e projektligjit për demarkacion i cili dje, mes tymit të gazit lotsjellës, u votua në Komisionin për Punë të Jashtme.

Në këtë mbledhje, ku marrin pjesë kryesia e Kuvendit, bashkë me shefat e grupeve parlamentare, i pranishëm do të jetë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Këtë ai e konfirmoi gjatë konferencës për media e cila përfundoi para pak minutash, ku tha se marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi do ta kundërshtojnë.  

Dje, në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme, ku u votua projektligji për demarkacion, Driton Çaushi nga Vetëvendosje hodhi gaz lotsjellës pak para se të fillonte votimi.

Ky veprim i tij bëri që Policia e Kosovës ta arrestojë atë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...