10 Gusht 2016 - 11:16
“Çështja e demarkacionit është një nga çështjet më të delegjitimuara në publik. Me dokumente është dëshmuar se Kosova humb territor”, ka thënë Ymeri në konferencën për media, raporton Koha.net.
“Isa Mustafa ka treguar se fare nuk e çanë kokën për debat, pasi ai ende pa përfunduar debati i 3 gushtit ai thirri mbledhjen e qeverisë”.
Më tej, Ymeri e quajti kryeministrin Mustafa “krye-derr” kur po fliste për demarkacionin.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa janë derra, Isa Mustafa është krye-derr i këtyre derrave, sikur në librin e Gjorgj Orvell - Ferma e Kafshëve”, u shpreh Ymeri.
“Do të organizojmë protesta dhe kundërshtime për këtë marrëveshje”, theksoi ai.
“Kam kontaktuar me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn pas riaktualizmit të çështjes së demarkacionit për të kundërshtuar, por nuk ka pasur takim”, u shpreh ai në fund.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...