Foto: Koha / ilustrim

KEK-u u bën thirrje qytetarëve që të nxitojnë për të përfituar nga falja e borxheve

10 Gusht 2016 - 10:53      

Duke qenë se afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, KEK-u u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe t’i nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 2 shtator, 2016.

“Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kanë filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri më tani janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi”, thuhet në thirrjen e KEK-ut.

Meqenëse kjo varet nga vetë vullneti i konsumatorëve, KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike dhe sa më parë të drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...