10 Gusht 2016 - 10:41
Në videon e filmuar, shikohet madje edhe grindja me fjalë dhe pastaj me grusht, mes inspektorit të Komunës së Gazi-Babës Hajredin Sulisi, i cili ka qenë në ekipin shoqërues si pjesë e ekipit për vlerësimin e dëmeve për makinat, ndërsa në anën tjetër, duket aktivisti i partisë “E majta” Goce Markovskin.
Alsat kontaktoi në telefon me Sulisin, i cili tha se ishte provokuar disa herë nga aktivisti, që sipas tij, ka ofenduar rëndë si dhe duke penguar punën e tyre. Sulisi mohon që ta ketë grushtuar, por thotë se ka qenë reagim momental mbrojtës.
Alsat kontaktoi edhe përfaqësues të partisë e majta të cilët thanë se shumë prej tyre solidarizohen në mënyrë vetjake në ndihmë të qytetarëve. Por në momentin e shfaqjes së politikanëve, situatat bien pre e përplasjeve politike.
Një ditë më parë edhe banorët e Stajkovcës, reaguan të revoltuar ndaj pranisë së kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave të VMRO-së. Pavarësisht se disa media i shkurtojnë pamjet, duke hequr klipet e përplasjeve verbale, prapëseprapë shihet sesi banorët që adresohen me kritika ndaj politikanëve, tërhiqen zvarrë dhe largohen.
Banorët e Hasanbegut, të goditur më së tepërmi nga vërshimet brenda disa ditëve kanë dëbuar nga kjo lagje disa funksionarë. Natën e vërshimeve, të shtunën ata dëbuan nga lagja e tyre kreun e qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe atë të Gazi Babës, Toni Trajkovskin.
Jozyrtarisht, sipas disa banorëve, një ditë pas vërshimeve nga kjo lagje janë dëbuar edhe funksionarë të BDI-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...