9 Gusht 2016 - 23:45
Ai është shprehur i bindur se Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi nuk do të votohet në Kuvend, pasi sipas tij, shumica e deputetëve kanë mendim kundër marrëveshjes së tanishme, por ka shtuar se ndaj tyre ka shantazhe të ndryshme.
“Ne jemi kolegë dhe ne jetën e përditshme takohemi, jam i bindur se partitë tjera opozitare nuk do ta votojnë këtë, por po u bëhen shantazhe të ndryshme për të votuar demarkacionin”, ka thënë Berisha.
Duke mos dashur që të tregojë se çfarë lloje të shantazheve po u bëhen deputetëve, Berisha ka thënë se kjo është vërejtur më herët kur është votuar Gjykata Speciale dhe votimi i Hashim Thaçit për president të Kosovës.
“Këtë e kemi parë kur është votuar ligji për Gjykatën Speciale dhe me votimin e Hashim Thaçit për president. Në opinion kanë dalë lëvizjet prapa perdes me joshje të ndryshme. Ne nuk duhet të biem viktimë e politikës ditore që në kurriz të vendit të bëjmë lëshime që nuk ua fal historia”, ka shtuar deputeti i Nismës, transmeton Koha.net.
Berisha në “Interaktiv” ka thënë se shtyrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për nesër, tregon se pozita nuk i ka votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.
“Unë kam pritur që pasdite të mbahet mbledhja e Kryesisë por ata nuk i kanë votat. Mendoj se ka tendencë që me çdo kusht të votohet Demarkacioni para vizitës së zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...