Gibson: S’ka shtet pa korrupsion, as qeveri që mund ta çrrënjosë atë 100 për qind

10 Gusht 2016 - 07:16      

Nuk ka shtet pa korrupsion as qeveri në botë që ia del ta luftojë korrupsionin 100 për qind, ka thënë të martën në Prizren zyrtari amerikan i Drejtësisë, Eric Gibson, në debatin me temë “Qeverisja dhe pandëshkueshmëria”, të organizuar nga Grupi KOHA, në bashkëpunim me “Dokufestin” dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), shkruan sot Koha Ditore.

Debati i së martës është i dyti me radhë që ka temë shtjellimin e korrupsionit në Kosovë dhe më gjerë.

Në ditën e parë të diskutimit u fol rreth nivelit të lartë të korrupsionit të shtetit, abuzimit me pushtet dhe keqpërdorimet që pushtetarët i bëjnë për të mbetur në pozitë, me panelistë Lumir Abdixhikun nga Instituti Riinvest, Smari McCarthy nga Islanda, inovator dhe aktivist i informacionit dhe Michael Chessum, shkrimtar dhe aktivist socialist. Në ditën e dytë, në pjesën e parë të debatit u diskutua mbi investimet kapitale të publikuara nga Instituti Riinvest dhe organizata “Çohu”.
Në kuadër të debatit për pandëshkueshmërinë, pjesë e debatit ishin emra të fuqishëm në fushën e drejtësisë dhe krijimtarisë.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...