9 Gusht 2016 - 23:30
Duke mos mundur të protestojë për marrjen e kësaj medaljeje të artë të Kosovës nga Majlinda Kelmendi në Rio, Beogradi zyrtar është përpjekur të zgjedhë një mënyrë tjetër për ta kontestuar pjesëmarrjen e Kosovës në këto Lojëra.
Kështu, më i njohur për margaritarë të tillë, Marko Gjuriqi ka thënë sonte për gazetën serbe “Politika” se “Kosova s’e ka vendin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) e as si vend i pavarur s’e ka vendin në Lojërat Olimpike”.
Duke theksuar se “asnjë njeri normal në Serbi s’e ka për qëllim t’ua ndalojë pjesëmarrjen sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike” , Gjuriq nuk ka mundur pa e përdoru cinizmin e vet dhe të politikës zyrtare serbe se “ata këtë kanë mundur ta marrin pjesë si pjesë e ekipit olimpik të Serbisë, e po të kishte pasur vullnet që kjo çështje të mos politizohet, kanë mundur të marrin pjesë si territor nën protektoratin ndërkombëtar të KB-së e të garojnë me flamur të KB-ës ose të KON-it”.
Gjuriq ka akuzuar politikanë të Kosovës se suksesin e Majlindës po e përdorin për anëtarësim në të gjitha organizata ndërkombëtare, ndërsa është betuar se Serbia kurrë nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ndaras nga Serbia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...