Kurti: Protestë kundër tradhtisë dhe krimit me demarkacion

10 Gusht 2016 - 07:25      

Intensifikim të aksioneve e demonstratave javëve në vijim, ka paralajmëruar deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Ka thënë se vjeshta do të jetë e mbushur me protesta, të ngjashme me ato të 9 janarit e 17 shkurtit, të cilat u konsideruan si më masivet të mbajtura në Kosovën e pasluftës.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ish-kryetari i subjektit më të madh opozitar, pak orë pasi kolegët e tij partiakë rikthyen gazin lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për punë të jashtme, ka shprehur optimizmin se do të arrijnë ta ndalin kalimin e Marrëveshjes së demarkacionit, kurdo që ajo vihet në rend të ditës. Por ka pranuar se do ta kenë më vështirë për shkak të situatës brenda kampit opozitar. Kurti madje ka kritikuar AAK-në dhe Nismën për pasivitet dhe për flirtim me partitë në pushtet. E ka quajtur naivitet të pritet nga deputetët e koalicionit të votojnë kundër marrëveshjes. Ish-lideri i “Vetëvendosjes” ka thënë se versioni aktual i demarkacionit është edhe krim, edhe tradhti. “Ky lloj demarkacioni me Malin e Zi, nëse do të ratifikohej në Kuvend, shndërrohet në një armë të fuqishme të Serbisë për sulmet e saj të ardhshme mbi kufijtë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sa u përket deklaratave të ambasadorit amerikan, shteti i të cilit mbështet versionin qeveritar për demarkacionin, Kurti është shprehur se nuk e kanë problemin me deklaratat e ndërkombëtarëve, “por me tradhtinë vendase”. Ai ka thënë se nuk mund të pritet që ambasadorët do të dalin kundër kësaj Qeverie, “e cila e bëri një marrëveshje të tillë kriminale”.

Në intervistë Kurti ka folur edhe për përgjimet e publikuara, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...