Bulliqi: Demarkacioni një mashtrim total

9 Gusht 2016 - 21:48      

Deputeti i Lidhjes Demokratike dhe eksperti Shpejtim Bulliqi, në emër të Grupi i ekspertëve të pavarur, ka reaguar rreth konferencës së Komisionit shtetëror mbajtur sot ndërsa vijën kufitare me Malin e Zi e ka quajtur mashtrim që po i bëhet Kosovës.

“Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi.

Eksperti Bulliqi ka shtuar se gjatë debatit të 3 Gushtit 2016, nuk patëm përgjigje në lidhje me kadastrën e Malit të Zi përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën. Edhe sot asnjë parcelë kadastrale nuk u prezantua përgjatë gjithë vijës kufitare dhe se prezantimi i njëanshëm nuk ishte asgjë tjetër, përpos një tentimi për të mbuluar mos argumentimin e demarkacionit dhe manipulimet që janë bërë më te si proces.

Ai në vazhdim ka thënë se prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan me 3 Gusht 2016. Andaj ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.

Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërrasë konference për media dhe do të dëshmoj’ që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...