9 Gusht 2016 - 22:11
“Kemi luftuar gjithë kohën dhe do të luftojmë edhe për Trepçën, Gazivodën, për infrastrukturën në Brezovicë, edhe pse e dini si jemi ballafaquar me privatizimet e paligjshme dhe me tjetërsim të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.
Sipas fjalëve të Vuçiqit, në Kosovë do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, UNMIK, EULEX e KFOR për të mbrojtur të drjeta dhe për të krijuar ambient të sigurt për popullin serb.
Ai ka thënë se në libra në Kosovë e në Shqipëri shkruan se Deçanin e kanë ndërtuar shqiptarët, se manastiret serbe s’i kanë ndërtuar as Milutini e as ndokush tjetër nga dinastia e Nemanjiqëve por se ato u takojnë dinastive shqiptare.
“Ne nuk do të pajtohemi me këto”, ka theksuar Vuçiq.
Çështja e Kosovës, ka thënë ai, është shumë më shumë se sa çështje e identitetit territorial, ajo është pikë në të cilën në periudhën e ardhshme do të definohen në planin afatgjatë marrëdhëniet serbo-shqiptare nga të cilat varet stabiliteti dhe perspektiva ekonomike e gjithë rajonit.
Ajo që nuk duam është që marrëdhëniet e parregulluara serbo shqiptare të jenë kërcënim latent i stabilitetit dhe përparimit të Serbisë dhe për këtë do të punojmë me përkushtim për zgjidhjen paqësore të mospajtimeve, ka theksuar Vuçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...