Daut Haradinaj fton deputetët të mos e ratifikojnë demarkacionin

9 Gusht 2016 - 20:58      

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, me një letër publike, iu ka drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në prag të paralajmërimit për ratifikim të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ai i ka ftuar deputetët të mos e votojnë marrëveshjen duke thënë se votimi i saj është tradhti, transmeton Koha.net.

“Kolegë deputetë e keni shansin historik t'ia bëni një shërbim atdheut, ka shkruar Haradinaj dhe ka shtuar se “veprimet e fundit po dëshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e deshmoi të vërtetën se demarkacioni është i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës!”

Në fund të letrës Haradinaj ka thënë:

“Çdo veprim që po ndodh nuk e zbeh të vërtetën për kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që herët a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që me veprimin ose mosveprimin e tyre,po e tjetërsojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!” 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...