9 Gusht 2016 - 21:33
Në këtë raport, për të cilin njofton tanjug, ndër të tjera konstatohet se resurset aktuale njerëzore në Policinë e Kosovës nuk janë të mjaftueshme, se kthim të qëndrueshëm nuk ka, se papunësia e serbëve është e madhe dhe se bashkëpunimi i serbëve me pushtetin qendror e lokal është i domosdoshëm.
Theksohet se, kur bëhet fjalë për sigurinë, veprimi preventiv përmes patrullave policore ka shtuar shkallën e sigurisë ndërsa kërkohen takime të rregullta me komandantë e policisë e gjithashtu theksohet se numri i serbëve të akuzuar, për marrë para sysh për ç’vepra, është i madh.
Në raport thuhet se është i vogël numri i të kthyerve dhe kërkohet qëllim e vullnet i sinqertë për t’u ndihmuar kthimi.
Lista Srpska, përmes këtij raporti ka kërkuar shtim të kapaciteteve banesore si dhe siguri financiare për serbët. Sfidë për këtë listë mbetet numri i madh i serbëve të papunë e shtohet se nuk respektohet kuota e paraparë për punën e serbëve (10 për qind, thotë raporti) në administratën publike, duke shtuar se në KEK janë të punësuar vetëm 70 serbë e në PTK afër 80 sish.
Raporti përmend si problem atë që e quan uzurpim të pronës personale dhe anësi dhe gjatë gjykimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...